Categories Lajme

Çau me makinë kordonin e policisë në Shkozë, gjykata jep masën e sigurisë për protestuesin

Krimet e Rënda japin masën ‘arrest shtëpie’ për Petrit Dukin, i arrestuar më 16 tetor pasi çau me makinë kordonin e policisë në Shkozë, ku po shembeshin disa banesa. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me trupë gjyqësore Bib Ndreca, ka dhënë ditën e sotme masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për personin nën hetim Petrit Duki. Ai u arrestua nga policia më datë 16 tetor 2019 me akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara”, e mbetur në tentativë.

Por prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë ndryshimin e cilësimit ligjor, duke e akuzuar Dukin vetëm për “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Në caktimin e masës së sigurisë në sallë ka qenë prezent edhe ish-deputeti dhe ish-Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, i cili nuk është pranuar në caktimin e masës së sigurisë. Burimet bëjnë me dije që vetë Petrit Duki dhe Avokati Arbër Hoxha do të apelojnë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” në Gjykatën e Apelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME