Categories Lajme

CDU humbet zgjedhjet në Gjermani, kush e krijon qeverinë?

Të gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, dhe u rreshtuan të tretët me 14.8%.

Këto shifra megjithatë tregojnë se për krijimin e ekzekutivit do të nevojitet një koalicion, edhe pse më herët Scholz qe shprehur se partia e tij kishte mandat të qartë për të qeverisur.

Exit poll-et e kishin paralajmëruar diçka të tillë, por këto zgjedhje u konsideruan kaq të paparashikueshme, dhe rezultati i tyre nuk do të ishte fundi i historisë.

Nuk është mazhorancë matematikore, është farkëtim koalicioni” i thanë rivalët kreut të SPD-së dhe mbështetësve të tij që kremtonin me ovacione, duke i kujtuar se në këtë rast “Fituesi, nuk i merr të gjitha”.

Vetë Merkel do të qëndrojë në postin deri në formimin e koalicionit, e kjo mund të zgjasë deri për Krishtlindje.

Dy kancelarë të mundshëm, dy kingmaker të mundshëm” ishte njëri prej titujve të gazetave që shkaktoi më shumë bujë, pasi tregoi se në luftën për pushtet, konservatorët dhe social-demokratët nuk janë të vetëm.

Dy kingmaker-at janë Të Gjelbrit, dhe liberalët e FDP-së pro biznesit, të cilët janë shprehur të hapur për oferta. Njeriut që do të marrë frerët e qeverisjes do t’i duhet ta drejtojë ekonominë më të madhe të Europës përgjatë sfidash jot ë vogla në 4 vitet e ardhshme, teksa ndryshimet e klimës u spostuan në këto zgjedhje në krye të agjendës së votuesve.topchannel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME