Categories Politike

Çelja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë

Në pritje të vendimit të Francës dhe Holandës Franca dhe Holanda do të japin qëndrimin e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mërkurën, gjatë takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian në Bruksel.

Këtë e kanë bërë të ditur për Televizionin Klan burime zyrtare të Bashkimit Europian. Sipas këtyre burimeve, pas votimit në Bundestag për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe vënien e disa kushteve për Shqipërinë, pritet që Franca t’i bashkëngjitet qëndrimit gjerman.

Deri tani Parisi ka qëndruar hermetik lidhur me dosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk dihet ende nëse qëndrimi i Holandës do të jetë ai i shprehur së fundmi nga Ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok.

Në Komisionin për Çështjet Europiane të parlamentit holandez, Stef Blok është shprehur se nuk ka surpriza lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi qëndrimi mbetet ai i verës.

Ai i është referuar mocionit të aprovuar nga parlamenti holandez në Qershor të këtij viti, kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Blok ka shtuar se Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësimit kur të përmbushë kushtet.

Ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të vlerësohet në mënyrë të pavarur. Nëse Holanda i qëndron Jo-së për Shqipërinë, atëherë Bashkimi Europian pritet të shkojë drejt ndarjes së vendimmarrjes për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Ky takim i paraprin mbledhjes se Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që zhvillohet në 15 Tetor në Luksemburg, ku do të merret edhe vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME