Categories Lajme

“Celula iraniane të mos përdoret për të tërhequr vëmendjen”, Gjekmarkaj: Opozita të jetë me propozimet e veta në reformën zgjedhore

Analisti Agron Gjekmarkaj kërkon që zbulimi i celulës iraniane nga policia shqiptare i publikuar sot të mos përdoret si atraksion për të tërhequr vëmendjen nga dështime të tilla siç është ajo me negociatat.

Gjekmarkaj deklaroi në News24 në rubrikën “Opinion” se nuk duhet të ketë abuzime me ngjarje të tilla për t’i shndërruar në ushqim për propagandën e përditshme. Sipas tij, kjo qeveri shquhet në invencionin e lajmeve të cilat tërheqin vëmendjen e publikut për të larguar vëmendjen nga ato që janë tema kryesore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare sot.

Ndërkohë ai thekson se opozita duhet të marrë pjesë patjetër në reformën zgjedhore me propozime konkrete.
“Më vjen mirë që një gjë e tillë është parandaluar dhe polici e shtetit ka treguar efikasitet. Kjo tregon që edhe Shqipëria është vulnerabël.Nga ana tjetër kjo tregon se sa problematike është mikpritja që ne i kemi bërë muxhahedinëve iranianë në Shqipëri duke na ekspozuar përballë ndaj një rreziku të mundshëm terrorist nga ana e vendeve të cilat janë të interesuara të godasin këta njerëz dhe këtë organizatë. Shpresoj që të mos ketë të tilla raste, sepse ne nuk është se kemi shumë të forta organet ligjzbatuese dhe inteligjencës. Bindja ime është që në këto raste ne ndihmohemi nga aleatët tanë perëndimorë që janë instaluar në Shqipëri. Një pjesë e suksesit iu shkon natyre.

Nga ana tjetër shpresoj që ngjarje të tilla të mos përdoren si një atraksion për të tërhequr vëmendjet nga dështime të tilla siç ka qenë ky i fundit i qeverisë shqiptare por edhe i shoqërisë do të thosha për sa i përket hapjes së negociatave me BE-në. Do doja shumë që të mos kemi nesër një stimulim të prishjes së Teatrit Kombëtar apo arrestime tek Unaza e Re, ngjarje të cilat hedhin benzinë në debatin publik për të anashkaluar këtë dështim i cili meriton të mos kalohet kështu. Ajo është një ngjarje që nëse ka ndodhur sigurisht që do bëhej publike. Por po hamendësoj që nuk duhet të ketë abuzime me ngjarje të tilla për t’i shndërruar në ushqim për propagandën e përditshme sepse kjo qeveri shquhet në invencionin e lajmeve të cilat tërheqin vëmendjen e publikut për të larguar vëmendjen nga ato që janë tema kryesore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare sot”, deklaroi Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj deklaroi se në momentin kur qeveria e një vendi dështon për një gjë kaq madhore siç është integrimi i vendit, do duhej që opozita të kishte disa propozime.

Sa i përket aksionit të opozitës ai tha se rrugët janë dy. “Ose është rruga e forcë, jo dhunës por tek violenca e protestës në kuptimin e pjesëmarrjes masive, përmes disa protestave. Në qoftë se ka protesta të mëdha, konstante të qëndrueshme që i bindin njerëzit, kryeministri bie. Kryeministri nuk u rrëzua sepse ndërkombëtarët nuk deshën që të rrëzohej. Në këtë kuptim opozita duhet të gjejë X e ekuacionit. Duhet të gjejë ku është pika e forcës me ndërkombëtarët dhe ta godasë në këtë pikë. Stanjacioni e dëmton opozitën, kthehet në gjendje monotonie e mërzie. Opozita ka në dorë një gjë, nëse nuk ndryshon dot Edi Ramën ka në dorë të ndryshojë veten. Ka në dorë të propozojë ide”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME