Categories Lajme

Censusi, Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për t’u regjistruar

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme iu ka bërë apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen në censusin e popullsisë. Përmes një videomesazhi,  kreu i qeverisë theksoi se ky proces është i rëndësishëm pasi nga numri i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, varet kushtetuta dhe vendimmarrjet e atij shteti. Rama thotë se nuk ju kërkohet që të merrni pushkën dhe të dilni në mal, apo të merrni lopatën, por të harxhoni vetëm 5 minuta.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë, sot duhet të jeni krenarë se sa shumë keni përparuar në të drejtat tuaja në shtetin mik. E mira nuk ka fund, por mjaftojmë që të kthejmë kohën pas veç disa vite më parë, për të parë se çfarë hapash kemi hedhur në afirmimin e të drejtave në atë republikë. Shqiptari në atë shtet kategorizohej si kategori e dytë. Platforma e Tiranës është faqe e ndritur e luftës së gjatë për të drejtat e shqiptarëve. Politika e ditës, ashtu si kudo, ju ndan edhe juve në çështje dhe opinione të ndryshme, por ajo asesi nuk duhet t’ju pengojë që të shihni identitetin shqiptar për një kauzë si të gjitha dasitë. Askush prej jush asnjë i vetëm, kudo qofshi, nuk do duhet të mungojë për regjistrim e ri të shtetit të Maqedonisë së Veriut. Afati i mëparshëm u hoq qëllimisht.

Ju e dini, e dini më mirë se kushdo se nga numri i qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, varet kushtetuta dhe vendimmarrjet e atij shteti. Nuk ju kërkohet që të merrni pushkën dhe të dilni në mal, apo të merrni lopatën, por të harxhoni vetëm 5 minuta, asnjë minutë më shumë. Për t’u ulur para pc apo telefonit, në adresën; shkruani me krenari emrin tuaj, të babës dhe të nënës tuaj, që ju lindën shqiptarë. Miq, ne shqiptarët kemi një defekt të madh, nuk vlerësojmë peshën e madhe të një zinxhiri të gjerave të vogla. E për pasojë i humbim ato beteja, që një komb i madh i bën përditë. Duke paguar kështu kosto të mëdha në beteja të tilla. Nesër kostoja e kësaj humbje do të jetë më e madhe. Përpara se të hani darkë sotme, uluni dhe kryejeni detyrën tuaj. Paçi çdo të mirë në familjen tuaj dhe Zoti i bekoftë shqiptarët. Mos harroni, kjo është adresa.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME