Categories Lajme

“Çerdhja e koronavirusit”, Beruka: Mirë është që dhe fëmijët të karantinohen

Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka në studion e “ABC News” ka folur për vendimin që u mor për mbylljen e një nga çerdhet kryesore në Tiranë, në ish-bllok, për shkak të dyshimeve se një personel ishte i prekur me koronavirus. Beruka u shpreh tha se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, jo vetëm për çerdhen, por për të gjitha denoncimet dhe konfirmime që vijnë nga operatorët e hetimit epidemiologjik, merr masat e duhura.

“Po është e vërtetë. Nga strukturat e Epidemiologjisë së Operatorit, sapo morëm informacionin se dyshohej për një nga punonjëset e prapavijës së çerdhes me COVID-19, ne u detyruam të bëjmë mbylljen e aktivitetit.

Nga konstatimi që në kemi bërë çerdhja ishte dezinfektuar, por duhej bërë mbyllja për të karantinuar të gjithë stafin që ka qenë person kontakti. Mirë është që edhe fëmijët të bënin një karantinim”, sqaroi Beruka.

Më tej ajo theksoi se qytetarët me këtë hapje graduale të vendit dhe lehtësim të masave duhet të tregohen më të ndërgjegjshëm.

“Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Me hapjen ishte e pritshme rritja e rasteve. Kjo epidemi është me të papritura dhe është sfidë e të gjithëve bashkë. Qytetarët duhet të respektojnë masat për të mbrojtur, jo vetëm familjarët, por edhe të afërmit e tyre. Duhet të kuptojmë që virusi nuk është larguar, është edhe mes nesh”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës në studion tha për gazetarin Enkel Demi se faktet e rritjes së numrit të rasteve tregojnë së duhet të respektojmë masat.

“Në fakt masat administrative të vendosura kanë sjellë në njëfarë mënyre përmirësim. Subjektet të cilat kanë grumbullime duhet të respektohet distanca sociale, ndërsa në vendet e mbyllura duhet patjetër të vendoset maska. COVID-19 është prezent dhe nëse nuk binden me numrat është e palogjikshme të vazhdojmë të flasim”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME