Categories Lajme

“Certifikatë Mirënjohjeje” për Policinë e Durrësit në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti

Me vendim të Këshillit Bashkiak të bashkisë Durrës, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është nderuar me “Certifikatë Mirënjohjeje”, me motivacionin “Për përkushtimin maksimal në ndihmë të popullsisë së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe mbarëvajtjes së rendit në vazhdim”. Certifikata i është dorëzuar përfaqësuesve të DVP Durrës, gjatë një aktiviteti “Natën e falënderimeve”, të organizuar me humor dhe këngë, për të përcjellë mesazhin e jetës në të gjithë hapësirën durrsake dhe më gjerë. Të ardhurat e kësaj nate do shkojnë në ndihmë të familjeve të viktimave si pasojë e tërmetit.

Zv/Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Gani Zeneli, gjatë marrjes së certifikatës për DVP Durrës, ka falënderuar këshillin bashkiak për këtë vlerësim, duke e parë këtë edhe si një obligim për të punuar akoma më shumë në të mirë të komunitetit, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin me qytetarët, besimin dhe mbështetjen që ata i kanë dhënë dhe i japin strukturave të Policisë, duke i siguruar se Policia është në shërbim të tyre.

Më tej, Zv/Drejtori Zeneli, në emër edhe të Drejtorit të DVP Durrës Lorenc Shehu, ka uruar gjithë qytetarët për një vit të mbarë, me shpresën për më mirë dhe sa më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin për të mirën e përbashkët.

Menjëherë pas rënies së tërmetit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u angazhuan maksimalisht në ndihmë të popullatës së prekur nga tërmeti, në operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe morën një sërë masash, për të garantuar rendin e sigurinë dhe për të parandaluar vjedhjen e banesave./k.s/ /a.a/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME