Categories Lajme

Ndërron jetë nga infarkti në zemër një nga themeluesit e Partisë Demokratike

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Dega Fier është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur nga infarkti në zemër. Edmond Ymeraj është ndarë nga jeta ditën e sotme dhe këtë lajm të trishtë e ka publikuar Luan Baci, deputet në parlamentin e Shqipërisë.

Ymeraj ka qenë një nga personat që morën pjesë datën e 6 janarit të vitit 1991, ditët e trazuara të vendit tonë të kthimit nga vend komunist në atë demokratik. Ai është shprehur se vetëm dy ditë më parë ka biseduar me të, një djalë kurajoz dhe trim. “Pak ditë na ndajnë nga 6 Janari dhe ne do të mbledhemi, për të festuar, ketë ditë që, përkon me ditën e ujit të bekuar dhe kjo ditë e bekuar për Fierin tonë, këtë radhë do të jetë, pa Mondin.

Të gjithë , e kujtojnë 6 Janarin 1991 bashkë me Mondin me djalin kurajoz e trim, që krijuan PD Dega Fier dhe në ditët në vijim ,me megafon në dorë ,në krah edhe të Doktor Profesor Sali Berishës, sfidoi friken dhe përndjekjen, e falangave të kohës së diktaturës dhe bashkë me ,të tjerë burra fisnikë të kohës, si Fatos Mihali, Arjan Nikaj, Veli Koçi, Viktor Margilaj, etj…shkruajtën historinë , dhe sot kujtohen me vleresim dhe respekt ,nga të gjithë ne.

U largove pa pritur dhe parakohe miku ynë Mondi, të takova, jo më larg se dy ditë më parë ,biseduam ,pak me shume se zakonisht, ishe i shqetsuar, për situatën, që po kalojmë, dhe si gjithmon i gatshem,per te dhene konttibutin tend te vyer, per PD dhe Fierin.
Ne emrin tim personal dhe të Partisë Demokratike Dega Fier, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe te ndjera, familjes, bashkëshortes, dhe fëmijve, të tij. Sot në orën 14, do të percjellim për në banesen e fundit, do te jemi aty, plot nderim dhe respekte per ty miku ynë. Lamtumirë Mondi, do të kujtojmë, gjithmonë me respekt dhe mall”, ka shkruar Baci./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME