Categories Lajme

Ç’është kjo marrëdhënia jote erotike me njerëz të këtij soji? Muç Nano i bën pyetjen pikante Artan Hoxhës

‘’Ç’është kjo marrëdhënia jote erotike me njerëz të këtij soji?”, kjo ishte pyetja provokative e Mustafa Nanos për gazetarin Artan Hoxha, i cili zhvilloi një intervistë me Klement Balilin, një ditë para se ai ti vetëdorëzohej drejtësisë shqiptare. Hoxha u shpreh se pas shumë vitesh që mbulon sektorin e kronikës së zezë, ai herë pas here kërkon diçka që ti sjellë adrenalinë në punën e tij.

Ndërkohë që lidhur me kushtet në të cilat u zhvillua intervista, Hoxha tha se ai kishte një vit e gjysmë që kishte nisur kontaktet me njerëz pranën Balilit, në mënyrë që të zhvillonte një intervistë me të. Hoxha tha më tej se në asnjë nga shtëpitë që janë bastisur gjatë kërkimeve për Balilin nuk janë gjetur armë.

“Së pari është besueshmëria. Më vunë një kusht sipas tyre unë isha njeriu kryesor që i sulmoja kërkuan kontakt dhe në këto kushte arritëm në kontakt dhe i them që të jap mundësinë që të sqarosh pozitën tënde. Eskobar i Ballkanit është një emër i pamerituar.

Unë jam kontaktuar disa herë për të negociuar dhe kushtin për t’u dorëzuar që ishte dosja. Ishte një shpërblim 100 milionë lekësh të vjetra. Balili nuk është vrasës është një personazh krejt tjetër.

Vetëm dy vetë e dinin që do dorëzohej në datën 15. Suksesi për mua është fakti që njeriu më i kërkuar në Shqipëri sot ndodhet në dispozicion të drejtësisë”.

Ai kishtë vështirësi të artikulonte, por pyetjet unë ia bëja me informacionet që unë kisha ai është ëpropjekur që të çojë dhe mesazhe. Unë e ndihmova që dorëzimi i tij do shitej si operacion. Presioni i Policisë dha një efekt që është bllokimi dhe sekuestrimi i pronave”.

Gazetari Hoxha tha se DEA amerikane mund të kërkojë ekstradimin e Klemend Balilit, nëse ka prova.

“DEA përfshihet në organizata të mëdha kriminale. Nëse DEA ka prova, DEA mund të kërkojë ekstradimin e Kelmend Balilit. Nëse ka bërë krim që ka lidhje me interesat e SHBA, Balili ekstradohet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME