Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka reaguar në Ditën e Europës ndaj vendimit të marrë nga qeveria për ta kaluar Teatrin Kombëtar në varësi të bashkisë së Tiranës. Në një postim në Twitter, ajo shkruan se Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar te shoku i tij, Erion Veliaj”. “Një shaka? Jo! në Ditën e Evropës, 9 maj, #Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian“, shkruan Doris Pack. Ditën e djeshme, me vendim të qeverisë, Teatri Kombëtar, në pronësi të Ministrisë së Kulturës, tashmë i ka kaluar Bashkisë së Tiranës,Koha jone
Categories
Lajme