Categories Lajme

Çfarë do bëni nëse humbisni? Rama zbulon çfarë do të bëhet në Surrel nëse nuk merr mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish faktin që do të largohet nga politika nëse nuk e merr mandatin e tretë të plotë. Në emisionin “Open” tha se nëse nuk është e plotë, PS do të vendosë se çfarë do të bëjë, por jo me Ramën kryeministër. Ndërsa për deklaratën e Metës se pas orës 00:00, Rama nuk është më kryeministër, e mbyll detyrën e tij dhe është veç një kujdestar.

Sulo: Nga ora 00:00, Meta ka thënë se Rama nuk është kryeministër, por kujdestar.

Rama: Parlamenti i ri, vjen qeveria e re. Kjo është thjesht për sqarim se nuk do vijë fare ky.

Sulo: Çfarë do bëni nëse humbisni?

Rama: Në të gjithë botën, fituesi i zgjedhjeve është partia e parë. Po themi, në Hollandë, kryeministri fitoi mandatin e katërt. Në kushtet tona, PS në çdo lloj rezultati të jetë forcë e parë, është fituesi. Për mua personalisht, mandati i tretë ose është i plotë për PS ose ndryshe PS vendos çfarë të bëjë me të por jo me mua kryeministër.

Sulo: As kryetar i PS?

Rama: Aty mund të jem kujdestar për një fazë. As kryeministër, as deputet, as analist. Një kryetar organizate në Surrel mund ta bëja sepse në PS do të jem derisa të kem frymën dhe PS do t’i shërbej me ato që di e mundem. Kam dhe një jetë të tretë unë, kjo është e dyta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME