Categories Lajme

Çfarë do ndodhë në protestën e datës 8 janar? Ja si përgjigjet Genc Deromemaj

Genc Deromemaj, Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Rithemelimin e PD-së, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Vaksinuarit” me Aulon Kalanë në Fax News, ku është folur për protestën e datës 8 janar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur nga moderatori Aulon Kalaja se cfarë do të ndodhë në datë 8 janar, Genc Deromemaj deklaroi se militantët apo dhe njerëz të tjerë apolitikë do të mblidhen te Selia blu në orën 12 në mënyrë që të rikthejnë selinë në shtëpinë e demokratëve.

Sipas tij, kjo gjë do bëhet duke larguar Lulzim Bashën nga karrigia që ka uzurpuar. Ai shtoi se të gjithë anëtarët e PD-së kanë të drejtë të përdorin Selinë, e cila nuk mund të blindohet nga Basha.

Deromemaj sqaron se Komisioni i Rithemelimit do të kthehet në seli për të vazhduar punën e rëndësishme që ka marrë përsipër për riorganizmin e partisë.

Pjesë nga biseda, Kalaja: Kemi datën 8 janar protestë. Çfarë do ndodhë?

Deromemaj: Në datën 8 janar është thërritur anëtarësia e PD-së. Militantët, qytetarët apolitikë që të mblidhen te selia në orën 12. Kemi dëshirën dhe do ta realizojmë që të rikthehemi dhe njëherë shtëpinë tonë demokratëve, duke larguar zotin Basha nga vendi që ka uzurpuar. Nuk e di çfarë ka karrigia e zotit Basha që e do aq shumë ai. Në fund fare, ashtu si gazeta, partia është për të gjithë funksionarët.

Jemi anëtarë dhe këtë të drejtë nuk na e heq dot kush. Kemi të drejtën të futemi në selinë e PD-së. Komisioni i Rithemelimit do vijojë punën e datës 11 dhjetor. Këtë aktivitet politik të thirrur nga Komisioni në datë 8 janar , kanë pritur një orë e më parë të fillojmë detyrat që kemi marrë përsipër. Çdo ditë që kalon është minus i madh në këtë organizim për të kthyer opozitën vendit, dhe të merremi me problemin më të madh që është sot, Zoti Rama. Kjo s’ka diskutim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME