Categories Kuriozitete

Çfarë do ndodhte me Tokën nëse nuk do ekzistonte Hëna

Hëna mund të duket e plotë, e cila shkëlqen si një fener gjatë natës ose thjesht si një dritë. Megjithatë ajo është gjithmonë atje. Po sikur mos të ekzistonte një Hënë?

Këtu janë pesë gjërat e para që do të ndodhnin.

1.Netët do të ishin shumë, shumë më të errëta. Objekti tjetër më I ndritshëm në qiellin e natës është Venera. Por kjo nuk do mjaftonte që të ndris qiellin. Një hënë e plotë është gati dy mijë herë më e ndritshme se sa Venera.

2.Pa Hënën, një ditë në Tokë do të zgjaste vetëm 6 deri në 12 orë. Dhe kështu viti do kishte më shumë se një mijë ditë. Kjo për shkak se rrotullimi  i Tokës ngadalësohet me kalimin e kohës falë forcës gravitacionale, ose tërheqjes së Hënës, dhe pa të ditët do kalonin duke ‘’rëshqitur’’.

3.Një Tokë pa Hënë do ndryshonte gjithashtu madhësitë e baticave të oqeanit, duke I bërë ato rreth një të tretën aq të lartë sa tani.

4.Harrojeni nëse do shihni më një eklips hënor, ose ndonjë eklips diellor pa Hënën, pasi nuk do kishte asgjë që do mund ta bllokonte diellin.

5.Pa Hënën, pjerrësia e boshtit të Tokës sonë do ndryshonte me kalimin e kohës. Kjo mund të krijojë një mot shumë të egër. Tani, falë Hënës, boshti ynë qëndron i pjerrët në 23.5 gradë. Por, pa hënën, Toka do të përkulej shumë larg ose vështirë se do të ishte e pjerrët, duke bërë që çdo stinë të kap ekstremet. Kështu që herën tjetër kur të shikoni lart në qiell, kuptojeni që Hëna po bën që jeta këtu në Tokë të shkëlqejë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME