Categories Kuriozitete

Çfarë ndodhi me trurin e Ajnshtajnit pas humbjes së tij të jetës

Albert Ajnshtajn, fizikani i njohur, fituesi i çmimit Nobel që i dha botës teorinë e relativitetit, dhe ligjin e efektit fotoelektrik, padyshim që kishte një tru të veçantë, transmeton Gazeta Metro. Aq i veçantë ishte truri i tij, saqë kur vdiq në spitalin Princeton, më 18 prill 1955, një nga doktorët Thomas Harvey e vodhi atë.

Ajnshtajni nuk donte që truri ose trupi i tij të studiohej; ai nuk donte që të adhurohej. Ai kishte lënë udhëzime specifike në lidhje me mbetjet e tij, duke porositur që hiri i tij të shpërndahet në mënyrë të fshehtë, kështu duke dekurajuar idhujtarët. Por Harvey mori trurin, pa lejen e Ajnshtajnit ose familjes së tij. Kur kjo doli në dritë vetëm disa ditë më vonë , Harvey kërkoj një bekim nga djali i tij, Hans Albert, duke i thënë se e tërë kjo do ndihmonte në interes e në të mirë të shkencës. Harvey humbi punën e tij në spitalin Princeton dhe e mori trurin në Filadelfia, ku u gdhen në 240 copë dhe u ruajt në celloidin,  një masë gome. Ai i ndau copat në dy kavanoza dhe i ruajti në bodrumin e tij.

Me 1985, ai dhe bashkëpunëtorët e tij në Kaliforni  botuan studimin e parë të trurit të Ajnshtajnit, duke pretenduar se ai kishte një proporcion anormal të dy llojeve të qelizave dhe neuroneve. Ky studim u pasua nga pesë të tjerë, duke raportuar ndryshime shtesë në qelizat individuale ose në strukturat e veçanta në trurin e Ajnshtajnit. Studiuesit thonë se studimi i trurit të Ajnshtajnit mund të ndihmojë në zbulimin e bazave neurologjike të inteligjencës.

Gjersa kostoja e këtyre studimeve ishte me vlerë të madhe, familjarët e tij ishin të gatshëm që të merrnin pjesë në çfarëdo kërkimi që do bëhej, e këto natyrisht që do refuzoheshin nga Ajnshtajni. Me rezultatet e tyre, u manipulua me publikun, pasi gjetjet dhe vlerat e supozuara nuk ishin të sakta.

Kaq i zgjuar ishte Ajnshtajni, ai e kuptonte shumë mirë obsesionin e publikut me të. E dinte që nëse do u ofrohej shansi, shkencëtarët do të manipulonin me të, dhe do bënin prononcime madhështore për vetitë që e bënin të ishte një gjeni. Dhe e dinte se këto do ishin fjalë boshe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME