Categories Lajme

Çfarë do të na sjellë Yuri Kim nga Amerika

Për fat të mirë, përfaqësuesja e politikës së jashtme amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, mori miratimin në Senat dhe pritet të mbërrijë shumë shpejt në Tiranë. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi prezenca e ambasadorit amerikan këtu është gjithmonë një shenjë sigurie për shoqërinë shqiptare, pavarësisht se këto qëndrime shpesh herë mund të jenë të kritikueshme. Mungesa e një ambasadori në Rrugën e Elbasanit, krijon gjithmonë problem në politikën shqiptare duke e futur atë në kaos. Një mungesë e gjatë që nga koha kur u largua Donald Lu, e cila ka ndikim dhe në politikën shqiptare, madje më shumë se asgjë tjetër për disa çështje të caktuara. Në seancën dëgjimore përpara komisionit kandidatja për ambasadore në Shqipëri paraqiti vizionin e saj për rrugën që do të ndjekë dhe prioritet që do të ketë në misionin e saj në Tiranë. Mesa duket prioritet do të jenë po njësoj si paraardhësi i saj, ku në seancën përpara komisioni deklaroi se do të mbështeste reformat dhe kryesisht atë në drejtësi. Por, ndër të tjera theksoi edhe shtysën e saj për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Një nga arsyet se përse kriza politike në Shqipëri po vashdon gjatë, është padyshim dhe mungesa e ambasadorit amerikan.

Të gjitha këto deklarat kanë të bëjnë padyshim me gjendjen politike dhe institucionale ku ndodhet sot Shqipëria.

Sjellja e politikës shqiptare gjatë dekadave të fundit na ka mësuar se, ajo ose bëhet bashkë për të ndarë pushtet kur është në interes të palëve, ose gjendet në një situatë konfliktuale të thellë, ku gjuha e përbashkët për interesin publik nuk gjendet.

Si pasojë e konfliktualitetit politik, kalon në krizë i gjithë sistemi, ashtu sikurse ka kaluar në këtë moment.

Kështu që, për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç, nuk pritet asgjë tjetër përveçse mbërritjes në Tiranë të ambasadores se re amerikane, e cila mund të rigjallërojë dinamikën e vdekur tashmë të politikës tonë.

Linja politike e SHBA-së në Shqipëri që pasqyrohet nëpërmjet ambasadorit të saj këtu, është domethënëse edhe për zhvillimet politike të brendshme. Në këtë moment që po flasim, është një linjë që është në stand by deri në mbërritje  të ambasadorit të ri.

Askush nuk mund të mohojë se qëndrimet e ambasadorit amerikan në Shqipëri përbëjnë si të thuash, vendime të arbitrit, që në një fare mënyre gjykon mbarëvajtjen e politikës këtu te ne.

Dhe kur mungon arbitri, loja nuk zhvillohet. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtaret kanë ende një ndikim të madh për ngjarjet politike të brendshme. Që nga rënia e komunizmit e deri më sot, për shkak të proceseve euroatlantike të Shqipërisë, por, edhe për shkak se politika shqiptare nuk ngjall besueshmëri te opinion publik, ndërkombëtarët janë kthyer në sytë e shqiptarëve aktorët më të besueshëm. Për këtë arsye vendimet e tyre kanë një influencë në politikën e brendshme.

Reformat  e mëdha, dhe çështjet që presin përgjigje nga politika në këto momente, më sa duket, do ti vënë në lëvizje  përsëri shtysa amerikane, e cila në këtë momente është pezull. Deri atëherë, asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë.

Aleatët më të rëndësishëm ndërkombëtar të Shqipërisë  dhe me impakt në politikën e brendshme tonën kanë qenë në këto dekada Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ky i fundit për shkak se nuk ka një zë unik në politikën e jashtme dhe për ngjarjet e fundit të çështjes së negociatave fatkeqësisht e ka humbur disi rolin e tij. Në këtë kuptim, ambasadori amerikan në Shqipëri merr edhe një rol më të madh. Prandaj, çështjet pezull që kanë ngelur deri më tani, të cilat janë shumë dhe shqetësuese për të ardhmen e Shqipërisë, do të marrin një drejtim vetëm nëse politika amerikane në Shqipëri nëpërmjet ambasadorit të saj do të jetë insistuese në këtë drejtim. /Gazeta Liberale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME