Categories Lajme

Çfarë do të ndodhë me gratë e kthyera, a do të trajtohen ato si xhihadiste? Flet Rama: Fëmijët do të çohen në strukturë të posaçme

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se fëmijët që do të riatdhesohen nga qeveria prej kampit Al-Hol, do të ndiqen nga një ekip i specializuar në një qendër të posaçme. Rama tha se për trajtimin e këtyre fëmijëve do të kërkohet edhe ndihma e familjarëve dhe të afërmve që jetojnë në Shqipëri.

“Ne e kemi gati strukturën e ngritur për këta fëmijë, ku do të ndiqen dhe do të trajtohen, qoftë nga psikologë, qoftë nga mjekë. Ne padyshim që do të kërkojmë dhe ndihmën e familjarëve të tyre që ata të riintegrohen sa më parë”, u shpreh Rama, ndërsa mësohet se katër fëmijët e kthyer sot do ti dorëzohen fillimisht shërbimit social.

Sa i takon përgjegjësisë ligjore me të cilën do të përballen njerëzit që janë në moshë madhore, Rama tha se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

“Nuk diskutohet që kush ka bërë krime do ti nënshtrohet drejtësisë, po këto nuk janë çështje të miat. Rastet do të trajtohen në mënyrë individuale, aq që diskutohet se këtu kemi dy kategori të ndryshme nga njëra tjetra, edhe brenda vetë të rriturve, dhe përgjegjësia do të jetë e secilit prej tyre“, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME