Categories Lajme

Çfarë do të ndodhë me temperaturat në ditët e ardhshme në vend, parashikimi për fundjavën

Vranësirat kanë mbuluar shumë pjesë të qiellit në territoret tona, por rrallëkund ka reshje atmosferike. Temperaturat ende janë verore, por paksa më të ulëta se ditëve të kaluara, kuptohet për shkak të këtyre vranësirave. Kjo gjendje e ngjashme do të vazhdojë, ndërsa priten gjasa që në disa rajone të ketë reshje afatshkurtra shiu ose ndonjë rrebesh afatshkurtër, i izoluar shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë.

Gjasat për reshje shtohen të premten. Këto reshje do të jenë tipike verore, të karakterit lokal. Përderisa një rajon përfiton rrebesh të fuqishëm shiu, rajone tjera jo shumë larg përfitojnë vetëm ndonjë rigë e shumë tjera rajone nuk përfitojnë fare. Pra, thënë ndryshe nesër (e premte) vende-vende priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë për shkak të depërtimit të një mase jo-stabile ajrore në viset tona.

Temperaturat do të shënojnë ulje por jo të theksuara dhe do ndjehet ulja e tyre sidomos në zonat me rrebeshe shiu e vranësira. Trendi i temperaturave të larta verore do të vazhdojë pothuajse gjatë gati tërë Shtatorit me ndërprerje të herëpashershme afatshkurtra.

Fundjava në Shqipëri do të jetë me mot të mirë dhe të nxehtë duke mos përjashtuar paraqitjen e vranësirave të herëpashershme lokale. Reshjet do të jenë të rralla dhe izoluara.

Edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Lokalisht do të ketë gjasa edhe për rrebeshe shiu të cilat nuk pritet të zgjasin shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME