Categories Lajme

Çfarë është ‘Kawasaki’

Specialistët e pediatrisë në Londër në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar që një numër i vogël, por në rritje i fëmijëve, sëmuren me një sindromë të rrallë që mund të lidhet me coronavirusin Të dielën, Shoqata e Kujdesit Pediatrik në Mbretërinë e Bashkuar (PICS) paralajmëroi për një rritje të vogël të numrit të rasteve të fëmijëve me sëmundje kritike, disa që kishin testuar pozitivisht për COVID-19, duke paraqitur “tipare të sindromës së shokut toksik dhe sëmundjes atipike ‘Kawasaki’ me parametra të gjakut”.

Çfarë është sëmundja Kawasaki? Sëmundja Kawasaki, e njohur edhe si sindroma Kawasaki, është një sëmundje e rrallë në fëmijëri, e cila bën që muret e enëve të gjakut në trup të acarohen. Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS), ajo prek kryesisht fëmijët nën moshën 5 vjeç, megjithëse mund të prekë fëmijët e çdo moshe. Simptomat përfshijnë një temperaturë të lartë që zgjat pesë ditë ose më gjatë, së bashku me një skuqje në qafë, buzë të thata e të plasaritura, gishtërinj dhe sy të kuq. Nëse trajtohen, simptomat zakonisht bëhen më pak të rënda, tha NHS, duke shtuar se sëmundja nuk është ngjitëse.

“Për fat të mirë sëmundjet e ngjashme me Kawasaki janë shumë të rralla, pasi aktualisht janë komplikime serioze tek fëmijët në lidhje me COVID-19, por është e rëndësishme që klinikët të ndërgjegjësohen në mënyrë që të jenë në gjendje t’u japin fëmijëve dhe të rinjve kujdes të shpejtë, “- tha profesori Simon Kenny, drejtori kombëtar klinik i NHS për fëmijë dhe të rinj në një deklaratë dërguar CNN-it, të hënën. Mostrajtimi i Kawasaki-t mund të rëndojë gjendjen shëndetësore të fëmijëve duke i rrezikuar edhe ndaj një ataku kardiak, raporton CNN.

Çfarë e shkakton sëmundjen Kawasaki? Ekspertët pranojnë se shkaqet e sëmundjes Kawasaki nuk janë kuptuar plotësisht, por mendojnë se fëmijët që e zhvillojnë mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të, pasi kanë trashëguar gjenet e caktuara nga prindërit. Sëmundja në vetvete nuk është ngjitëse, sipas NHS, që do të thotë se nuk ka gjasa të shkaktohet vetëm nga një virus.

Cila është lidhja me COVID-19? Lidhja midis sëmundjes Kawasaki dhe COVID-19 është e paqartë, por profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë siguruar prindërit se rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga virusi mbetet i ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME