Categories Lajme

Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë ndaj vëllezërve Bresha

Hetuesit kanë arritur të zbardhin sk.emën e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tepelenë, ku mbeti i v.rarë një 47-vjeçar dhe u pla.gos vëllai i tij. Vi.ktimë mbeti Artur Bresha, i cili u që.llua në vendin e punës, ndërsa Artan Bresha, 43 vjeç, u pla.gos me dy p.lumba. Shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës dhe borxhet. Policia ka gjetur të braktisur automjetin, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes vr.asësi. Mjeti tip “MercedesBenz” u sekuestrua pranë digës së Bënçës, rreth 4 km larg qytetit të Tepelenës.

NGJARJA Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të ndodhura në kantierin e ndërtimit të bypass-it të Tepelenës, ku Artur Bresha punonte si roje, autori i vetëm, i pamaskuar dhe i armatosur, ka qëlluar pa paralajmërim 47-vjeçarin që ndodhej brenda dhomëzës ku bënte rojë gjatë natës. Më pas, autori ka marrë makinën e vi.ktimës dhe është drejtuar për në dyqanin në pronësi të familjes Bresha, ku ndodhej vëllai tjetër, Artani. Ky i fundit ka dalë në derën e dyqanit pasi ka njohur makinën dhe i habitur që i vëllai po kthehej aq herët në shtëpi. Ka qenë ora 20:15 e mbrëmjes kur autori del nga makina i ar.matosur, por këtë herë i ma.skuar dhe pa asnjë paralajmërim qëllon drejt 43-vjeçarit, i cili mori dy pl.umba në njërën këmbë. Rrethanat e ngjarjes ngrenë dyshimin se v.rasësi nuk ka pasur për qëllim eliminimin e plotë fizik të Artan Breshës, por vetëm pla.gosjen e tij. Më pas, autori, ende i paidentifikuar, është larguar sërish me automjetin e vëllezërve Bresha, duke e braktisur atë në rrugën e Bënçës. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, id.entifikimin dhe kapjen e autorit. Në ndihmë të grupit të posaçëm hetimor u bashkua edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë K.rimi.nale në Policinë e Shtetit.

MOTIVI Ende nuk ka asnjë pistë konkrete të dalë nga hetimet e kryera për ngjarjen e rëndë. Deklarimi i vëllait të pl.agosur e ka lënë hetimin ende në udhëkryq, edhe pse implikimet e mëparshme të tij me transportin e kanabisit shihen si një pistë e mundshme.Hipoteza e dytë ka si objektiv kryesor vi.k..timën dhe dyshimet ngrihen mbi një sasi të madhe të hollash të marra borxh dhe ende të pashlyera apo të mohuara. Autori duket se ka qenë një njohës i mirë i zonës dhe veprimtarisë së dy vëllezërve, pasi ka mundur të fshehë mirë gjurmët dhe të vështirësojë punën e grupeve hetimore dhe të Prokurorisë, duke e lënë këtë ngjarje ende të pazbardhur.

VI.KTIMA Familja Bresha nuk ndryshon nga familjet e tjera të qytetit të varfër të Tepelenës, që ka njohur përgjatë 2019-ës një rritje drastike të numrit të familjeve me ndihmë ekonomike. Në vështirësi për të gjetur një vend pune në një qytet ku varfëria prej dekadash është ulur këmbëkryq, Artur Bresha zgjodhi, si një pjesë e madhe e bashkëqytetarëve të tij, të emigrojë jashtë Shqipërisë. Për disa vite, ai jetoi e punoi jashtë shtetit, por pa mundur të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për familjen e tij. Prej disa kohësh, pas fillimit të punimeve të bypass-it të Tepelenës, prej afro një viti, 47-vjeçari i divorcuar tashmë dhe baba i një vajze adoleshente, punonte si roje në kantier, aty ku gjeti edhe vd.ekjen. I p.lago.suri Artan Bresha, “Bostani” siç e thërrasin shkurt miqtë e tij, punon si punonjës shërbimesh në Bashkinë Tepelenë. Ai është një emër i njohur për Policinë, pasi në 2011 u ndalua nga Policia e Gjirokastrës në “Qafë të Muzinës”, Sarandë, gjatë një operacioni ku u sekuestruan një sasi e madhe kanabisi. Ai u ar.restua në flagrancë nga forcat RENEA gjatë operacionit të koduar “Koordinata”, ku u kap duke transportuar 820 kg d.rog.ë dhe për disa vite ka kryer dën.imin në b.urgun e Bënçës në Tepelenë. /Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë gruan, zbulohet e shkuara kriminale e 52-vjeçarit!

Detaje të reja dalin ngjarja e rëndë në Tiranë, ku burri ka goditur disa herë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë doli nga rruga në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Aksident në Lezhë. Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga dhe për pasojë ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Itali, humb jetën 56-vjeçarja shqiptare

Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në aksident në Itali. Referuar rikonstruksioneve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabiste lokalet kineze në Spanjë, arrestohet shqiptari

Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar në Huesca një person me origjinë shqiptare, banues në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gurorja ku humbi jetën 24 vjeçari ishte pa leje! Kryeinspektorja: S’kemi kontrolluar! 3 inspektorë për 6 mijë subjekte

Kompania ‘Brataj Stone 22’, me administrator Daniel Lakuriqin dhe aksionerë Ervin Aliaj, Agim Xhindoli, Daniel…

LEXO ME SHUME