Categories Lajme

Çfarë hanë fëmijët në çerdhe? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle

Në kopshte dhe çerdhe, të vegjlit ushqehen çdo ditë me atë që përgatitet larg syve të prindërve. Në këtë moshë të hershme, ushqimi nuk është thjesht një vakt, por zhvillim, kujdes dhe përgjegjësi.

“Ushqyerja në këtë periudhë nuk është një mbushje barku, është një investim shumë i mirë që i bëhet fëmijës për zhvillimin e tij fizik e mendor. Duhet të jetë shumë e shëndetshme. Një dietë e mirëbalancuar, e bazuar në të gjithë makronutrientët. Flasim për proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat, por gjithashtu edhe për vitaminat dhe mineralet”, thotë Anila Kalleshi, dietologe.

Por në botën e konsumit të sotëm, me shumëllojshmërinë e alternativave të ofruara, qarkullojnë edhe ushqime të papërshtatshme.

“Duhen shmangur të gjitha ushqimet e përpunuara: salçiçet, sallamrat, proshutat, të cilat përmbajnë kripëra të tepërta, por gjithashtu edhe ëmbëlsirat. Qumështi do të ishte mirë të ishte pa sheqerna të shtuara ose pa shije të ndryshme. Buka e bardhë panine nuk është e rekomanduar, po ashtu makaronat apo orizi i bardhë; do të ishte më mirë të zëvendësoheshin me produkte integrale”, shprehet dietologia.

Përzgjedhja është vetëm një nga elementët e mirëushqyerjes. Aspekti tjetër i rëndësishëm është kontrolli dhe siguria e pjatave që serviren në institucionet që kujdesen për fëmijët tanë. Një rast i para pak ditëve në Gramsh, ku disa fëmijë u paraqitën në spital me shenja helmimi, ngriti alarmin: sa të sigurta janë kopshtet dhe çerdhet për ushqimin që u servirin fëmijëve tanë?

Prindërit shprehen: “Nuk jam i sigurt për ta çuar fëmijën përsëri në atë kopësht. Kërkoj siguri, të paktën për ushqimin që fëmija konsumon atje.”

AKU doli të premten me njoftimin se mostrat e marra nga vezët në kopshtin nr. 1 në Gramsh rezultuan me prezencë të Salmonella spp, ndërkohë që mendohet se kontaminimi ka ndodhur në ambientet e kopshtit.

“Produkti mund të kontaminohet gjatë transportit. Mund të kontaminohet në furgon nëse nuk plotësohen kushtet higjieno-sanitare, nëse është i pistë, nëse nuk ruan temperaturat e duhura, nëse nuk është frigoriferik. Gjithashtu mund të kontaminohet nga duart e shoferit, punonjësit të transportit, kuzhinierit, mësueses, sanitareve, apo edhe nga uji i pijshëm”, thotë Granit Sokolaj nga Qendra Alert, shkruan A2 CNN.

Sipas dietologes, dy janë produktet për të cilat duhet pasur kujdes të veçantë ndaj rrezikut nga salmonela:

“Mishi dhe veza janë dy produktet që janë më të prirura për të mbledhur salmonelën. Duhet të gatuhen mirë.”

Për Granit Sokolajn nga Qendra Alert, rasti i Gramshit duhet të shërbejë si mësim.

Ai sugjeron ngritjen e një mekanizmi koordinues ndërinstitucional për kontrollet e ushqimit në kopshte dhe çerdhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME