Categories Lajme

Detaje nga plagosja e 15-vjeçarit te piceria në Tiranë

Një 15-vjeçar ka përfunduar me plagë në spital të dielen, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një piceri tek Ali Demi në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se  adoleshenti, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital sot rreth orës 17:10, pasi dyshohet se “gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri”.

Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.“, njofton Policia.

Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe motoristit.

Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.

Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME