Categories Lajme

Qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë

Qirinj dhe lule si shenjtë ngushëllimi e homazhi për dy adoleshentët, që humbën jetën një ditë më parë në një aksident në zonën e Pusit të Mezinit në Vlorë. Aksidenti tragjik ka tronditur qytetin e Vlorës.

Miq, të afërm dhe qytetarë kanë vendosur qirinj dhe lule në vendin e aksidentit. Ata e konsiderojnë një ngjarje të dhimbshme dhe një aksident tepër të rëndë.

Banorët e zonës i përshkruajnë të rinjtë si persona shumë të urtë, punëtorë dhe me familje të respektuara.

Viktimat janë identifikuar si Luan Llanaj, 19 vjeç, dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç.

Dy të rinjtë po udhëtonin me motor me shpejtësi të lartë kur humbën kontrollin dhe goditën një shtyllë anës rrugës.

Luani ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Tomori u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por, për fat të keq, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME