Categories Lajme

Çfarë i shkruante në Facebook Marsida Qatja ish të dashurit të saj Dritan Haxholli

Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli kanë patur një marrëdhënie shumë të afërt mes tyre, përpara se 31-vjeçarja t’i jepte fund lidhjes. Sikurse ka deklaruar edhe vetë 31-vjeçarja në dëshminë e saj të parë në polici ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, ajo ka pasur lidhje jashtë martesore me Dritan Haxhollin, thonë burimet. Nuk dihet për sa kohë ka vazhduar lidhja e tyre, por sikurse shihet në Facebook-un e të ndjerit, Marsida Qatja ka qenë aktive me komente.

Në një foto të Haxhollit, 31-vjeçarja komentonte duke komplimentuar ish të dashurin e saj.

“Je super i lezetshëm”, i shkruante ajo në një koment anglisht në muajin Maj të këtij viti.

Por kohët e fundit lidhja mes tyre kishte përfunduar. Ka qenë Marsida ajo që kishte hequr dorë nga kjo marrëdhënie, por që mesa duket nuk pranohej nga viktima.

Dritan Haxholli dyshonte se Marsida Qatja ishte lidhur me Bledar Toçin, shefin e sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit. Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, Dritan Haxholli shkoi në banesën e Marsida Qatjas dhe aty e gjeti me Bledar Toçin dhe dy fqinjë të tjerë, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën. Haxholli, i cili kishte shkuar në banesë i armatosur me kallashnikov, u lejua të hynte brenda.

Sapo hapi derën e apartamentit, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi zjarr menjëherë. Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin.

Grupi hetimor gjeti në vendngjarje plot 17 gëzhoja pistolete dhe 1 gëzhojë kallashnikovi. Shefi i sigurisë së burgut të Durrësit është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME