Categories Lajme

‘Çfarë ju duket vetja shumë të bukura që na refuzoni?’

Shpallet në kërkim E.K ish-i dën uar me bur gim të përjetshëm për 3 vrasje dhe një plagosje, por i liruar pak kohë më parë nga gjykata e Strasburgut. Ai është shpallur në kërkim për akuzën e pla gosjes dhe kan osjes, raporton BW, pasi pak ditë me parë në rrugën “Ali Demi” ai dhe 2 persona ende të pa identifikuar dyshohet se kanë dhunuar dy vajza që po kalonin në rrugë.

Pas mbërritjes në spital ku morën ndihmë mjekësore vajzat kanë treguar se punojnë në një market dhe pas mbylljes së tij “rreth orës 16 kanë qenë duke shkuar në shtëpi dhe në rrugë nuk ka pasur persona”. Vajzave u kanë folur 3 djem nga një makinë kafe me targa AA 562 JM. Kur vajzat kanë refuzuar ftesën ata i kanë dhu nuar.

Oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1 kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar mjetin i cili rezulton i marrë me qira nga një person. I thirrur në polici ai ka thënë se ia ka lënë në dorëzim shtetasit E.Kotorri mjetin. Në këto rrethana policia e ka shpallur në kërkim.

DESHMITE Vajzat me inicialin e parë O. dhe D. kanë dëshmuar për policinë se sapo kishin dalë nga puna në një market kur një makinë iu është afruar dhe tre djem që ndodheshin në të i kanë nga cmuar dhe iu kanë kërkuar të shkojnë me të. Fillimisht vajzat nuk kanë folur por pasi makina ka vijuar t’i ndjekë, iu kanë kërkuar tre autorëve të dyshuar t’i lënë rehat.

“Pasi i refuzuam, kaluan para nesh dhe ndaluan 50 metër më poshtë. Fikën makinën dhe pritën. Kur u afruam nisën të ofendonin e fyenin ‘çfarë ju duket vetja shumë të bukura që na refuzoni’ dhe na kanë rrahur e qëlluar. Na kër cënuan. Më pas na kanë lënë aty e kanë ikur. Njoftuam vetë policinë dhe ambulancën”, kanë dëshmuar vajzat.

BW raporton se Policia ka shpallur në kërkim Elidon Kotorrin dhe 2 bashkëpunëtorët e tij që aku zohen për plagosje dhe kanosje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME