Categories Lajme

Çfarë konstatoi mbrëmjen e kaluar pòlicia në autostradën Tiranë-Durrës

Pòlicia rrugore vijon kontrollet me drage e radar për të ndalur áksidentet e shkaktuara nga neglizhenca e shoferëve. Gjatë monitorimit të autostradës Tiranë-Durrës u konstatuan 15 drejtues mjetesh që ecnin me shpejtësi nga 141-157km/h. Atyre iu pezulluan lejet e drejtimit, ndërkohë që  14 të tjerë u ndëshkuan me masë administrative dhe 12 shoferë po drejtonin  automjetin nën efektin e alkòolit. Gjatë kontrolleve, u kap në flagrancë shtetasi i identifikuar me inicialet G. H, i cili ishte shpallur ne kerkim per vepren penale “Heqja e paligjshme e lirise”. Ky shtetas qarkullonte me shpejtësi 141 km/h dhe me Patentë të pezulluar 4 ditë më parë nga Pòlicia Rrugore e Tiranës po për shpejtësi. Pòlicia bën apelin që të gjithë të jenë të kujdesshëm pasi makina mund të vrasë më shumë se plumbi.Njoftimi i plotë: Siguria rrugore, sfida jonë e përbashkët. Si çdo fundjavë, vijon kontrolli i Pòlicisë Rrugore te Tiranes, me radar e drager ne te gjjtha rruget urbane dhe interurbane me rrisk te larte per áksidente rrugore.

Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë – Durrës -Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 08 Gusht dhe deri në orën 24.00, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi qe varionin nga 141 km/h – 157 km/h, ndaj te cileve u vendosen sanksionet administrative dhe pezullimet e lejeve te drejtimit.Si dhe 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për mos rregullim shpejtesie dhe manovra të rrèzikshme në rrugë. Gjithashtu gjatë kontrolleve me Radar dhe verifikimit të të dhenave personale, u be i mundur identifikimi dhe me pas kapja ne flagrance e shtetasit me iniciale G. H, i cili ishte shpallur ne kerkim per vepren penale “Heqja e paligjshme e lirise”. Ky shtetas qarkullonte me shpejtësi 141 km/h dhe me Patentë të pezulluar 4 ditë më parë nga Pòlicia Rrugore e Tiranës po për shpejtësi.

Kontrollet vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit per kontrollit e perdorueseve te mjeteve qe drejtojne mjetet nen efektin e alkòolit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore qe vijne si rezultat i perdorimit te alkòolit. Si rezultat i kontrolleve me alkòoltestues jane evidentuar dhe proceduar deri ne keto momente 12 drejtues mjetesh qe drejtonin mjetin nen efektin e alkòolit, nga te cilet dy prej tyre jane arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dèhur, ku nje drejtues rezultoi me 0.64 mg/l, ndersa tjetri 0.53 mg/l. Makina mund të vrásë edhe më shumë se një árme, nese mjeti perdoret dhe drejtohet ne kundershtim me normat e sjelljes, ndaj tregoni kujdes maksimal per jeten tuaj dhe te tjereve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME