Categories Lajme

Çfarë na pret në Nëntor? Sinoptikania: Do jetë e rrezikshme nëse…

Jemi pothuasje në fund të muajit Tetor, por ende moti vazhdon të jetë i ngrohtë, diçka e pazakontë për stinën në të cilën jemi. Pas shirave të rrëmbyeshëm të fund Shtatorit, temperaturat janë rritur dukshëm dhe koha ka qenë e qëndrueshme.

Por si do të jetë moti në ditët e fundit të Tetorit dhe gjatë muajit Nëntor? Kur do fillojmë ta ndjejmë freskinë tipike të vjeshtës dhe si parashikohet të jetë dimri për këtë vit? Për të folur për këtë temë ka qenë e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, Tanja Porja.

Kemi thatësirë. Reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor. Kemi një normalitet disi më të pranueshëm për zonat e ultësirës perëndimore. Do të kemi herë pas here vranësira dhe prezencë të reshjeve, por të pakta. Ndërkohë zona paramalore dhe malore do të jetë më e thatë. Më e thatë, kryesisht skaji juglindor, por edhe verilindja ku do të kemi mungesë, pra parashikohet të bien vetëm 40 përqind të sasisë të reshjeve të Nëntorit. Dhe duhet theksuar që muaji Nëntor është muaji më i lagësht në klimën shqiptare. Pra nëse nuk bien reshje dhe në muajin Nëntor situata është problematike. Nuk kemi patur në Shtator, nuk kemi në Tetor, Nëntori parashikohet mos ketë reshje. Sinjalet thonë që nuk do ketë prezencë të reshjeve gjatë Nëntorit madje edhe gjatë Dhjetorit”, shprehet Porja.

Prej javësh moti ka qenë i qëndrueshëm dhe me vranësira kalimtare. Temperaturat kanë arritur deri në 28-29 gradë në vlerat maksimale, ndërsa në ato minimale kanë variuar tek 12-13 gradë celcius. Vendi dhe i gjithë Ballkani vazhdon të jetë në po të njëjtat vlera atmosferike megjithëse muaji Tetor po përfundon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME