Categories Lajme

Çfarë ndodhi me kufijtë në Evropë nga e shtuna?

Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca kanë lehtësuar nga e shtuna hapjen e kufijve mes tyre. Por këto lehtësime vlejnë vetëm për grupe të caktuara. Nga mesnata e së shtunës udhëtarët u lejuan për arsye pune dhe vizita familjare të shkojnë në vendet fqinje. Këto lirime përfshijnë Gjermaninë, Francën, Zvicrën dhe Austrinë. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve, sipërfaqeve pyjore, atyre të gjuetisë e bujqësore. Lejohet po ashtu edhe hyrja për studime apo shkollimin professional. Kush kërkon të bëjë udhëtime duhet të shkruajë një vetëdeklaratë e ta tregojë atë në kalimin kufitar. Kontrolle kufitare do të ketë, por vetëm sporadike.

Turistët ende nuk lejohet të udhëtojnë Udhëtimi për shkaqe turistike, blerje apo karburant nuk lejohet. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer i bëri të ditura hapat e njëpasnjëshëm të hapjes së kufirit të mërkurën. Nëse zhvillimi i pandemisë e lejon, atëherë të gjitha kufizimet e udhëtimit mes Gjermanisë, Francës, Austrisë, Zivcrës dhe Francës do të hiqen në bazë të ujdive mes vendeve më 15 qershor 2020.

Deri më 14 qershor ka një paralajmërim udhëtimi të Ministrisë së Jashtme gjermane për të gjithë botën. Kjo do të thotë, se gjermanët deri në këtë datë nuk duhet të ndërmarrin udhëtime. Ndryshime ka me Luksemburgun. Kontrollet kufitare hiqen tërësisht me këtë vend nga e shtuna. Kurse kontrollet me Danimarkën janë në fuqi.

Edhe Italia dëshiron hapjen Italia e prekur rëndë nga Corona kërkon më 3 qershor të lejojë udhëtimet jashtë edhe hyrjen në vend. Këtë e parashikon një urdhëresë e qeverisë italiane që u publikua të shtunën në Romë. Sipas kësaj qytetarët nga BE dhe hapësira Shengen mund të udhëtojnë, edhe pa qëndruar dy javë në karantinë. Deri më tani udhëtimi është vetëm në raste të jashtëzakonshme i mundur. Për shkak të pandemisë së Coronës kufijtë në Europë janë mbyllur nga mesi i marsit. Përjashtime ka pasur për profesione të rëndësishme për funksionimin e sistemit, personelin mjekësor apo punëtorët në rajone kufitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME