Categories Showbiz

Çfarë ndodhi në emisionin ‘Rudina’ që surprizoi Luan Zhegun?

Para disa ditësh, Luan Zhegu festoi ditëlindjen e tij të 70-të me miqtë dhe kolegët e tij. Pjesë të festës kanë qenë këngëtarë, kompozitorë dhe artistë të shumtë.

Por përveç festës në natën e ditëlindjes, një kujtim i bukur për kompozitorin do të mbetet edhe emisioni i sotëm “Rudina”, ku Zhegu ishte i ftuar për të rrëfyer karrierën e tij të gjatë dhe festën e 70-vjetorit.

“Mendova se do të ishte ditëlindje e zakonshme, por shkoi shumë bukur”.

Ndërkohë që fliste për festën e ditëlindjes, drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari e surprizoi duke i sjellë në studio disa prej miqve të tij, gjithashtu artistë si Liljana Kondakçi, Alida Hisku, Kozma Dushi dhe Osman Mula. Ata hynë në studio duke kënduar këngën e ditëlindjes për mikun e tyre, i cili i surprizuar i falenderoi të gjithë.

“Unë nuk di si t’i falenderoj. I kam pasur edhe natën e ditëlindjes dhe i dhanë një shkëlqim të jashtëzakoshmëm asaj mbrëmje. Ishte mbrëmje me shi, por nuk u kuptua sepse festa ishte e madhe”.

Gjatë emisionit, artistët gjithashtu ndanë me publikun kujtime nga marrëdhënia e tyre me Luan Zhegun.

“Ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme, këndonte gjithë salla, atë natë këndoi Liljana, Irma, Eranda, Komi, të gjithë të mrekullueshëm. Lëvizja në skenë nuk ka rëndësi, sot këngëtarët po lëvizin e s’po këndojnë asgjë. Më mirë mos me lëviz e me thënë diçka. Luani është këngëtar i mrekullueshëm dhe ishte mbi logjikën e një solisti. Luani nuk këndonte çfarë i jepnin, vinte dorë. Ka ditur shumë mirë të zgjedhë”, tregoi Mula.

“Me Luanin kam bashkëpunuar, ka qenë profesionist dhe kishte shumë kërkesa. Shkëmbenim biseda dhe donim gjithnjë që të rritej niveli”, tha Liljana.

“Të gjithë kënduam atë natë, është një jetë, kemi 50 vjet që njihemi me Luanin. Brezi jonë është një familje e madhe sepse kemi qenë dhe jemi ende një familje e madhe. Unë nuk pata fatin të jetoj me ta sepse në moshën 24-vjeçare u ndava nga gjiri i tyre për t’u hedhur në një mal tjetër të jetës, por jam gjallë dhe jam këtu. Dhe unë kam nderin sot që për këtë mik të rrallë të flas edhe unë dy fjalë. Siç e dinë të gjithë edhe unë kam qenë në cirkun e Tiranës dhe aty e kam njohur Luanin. Por dua të them sot një sekret që nuk e kam thënë asnjëherë dhe ta merrni vesh sot. Një ditë para se të arratisesha, ka qenë vetëm Luan Zhegu që e ka ditur dhe asnjeri tjetër. Kjo tregon besimin, bashkëpunimin dhe gjithçka. I kam thënë: “Luan unë do marr fëmijët dhe do iki”. Më tha hajde të të puth se nuk i dihet nëse do të të shoh më”, tha Hisku.

“Luani ka pasur oxhakun e vet dhe s’ka pasur xhelozi mes nesh. Luan Zhegu solli progres dhe mënyra si këndonte nuk e kapnim dot. Luani përzgjidhte këngët, nuk këndonte kot. Ka një diksion të shkëlqyer dhe ka mjeshtëri teknike. Kam shumë kujtime me të dhe i jam mirënjohës Luanit sepse ka shkruar shumë këngë për mua. Luanin e kam dashur shumë gjithë jetën, do ta dua derisa të mbyll sytë, është një mik shumë i mirë”, tha Dushi./tvklan.al 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME