Një foshnjë e porsalindur, e vendosur brenda një ene prej balte, e groposur rreth 90 cm nën tokë, është gjendur e gjallë në Indi. Fëmija u gjet nga një fshatar, i cili po va.rroste vajzën e tij, që kishte vde.kur pak minuta pas lindjes. Vajza e porsalindur është dërguar menjëherë në spital ku po kurohet nga mjekët dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas shefit të policisë, fshatari e gjeti vajzën rastësisht dhe po mundohen të gjejnë prindërit e foshnjës. Dyshohet se ka qenë një akt i miratuar prej tyre.
