Categories Lajme

Çfarë po ndodh? Greqia tërhiqet nga marrëveshja e detit

Greqia ka ndryshuar qëndrim lidhur me shpalljen e zgjerimit të vijës së saj bregdetare nga 6 në 12 milje. Ka qenë një vendim i marrë pas një mbledhje me dyer të mbyllura që ministri i jashtëm dhe njëkohësisht edhe kryeministër i vendit, Aleksis Tsipras, me stafin më të lartë politik të kësaj ministrie, si dhe diplomatë të lartë në vendin fqinj.

Burimet sqaruan se ky vendim i Athinës zyrtare u mor pasi, sipas kryeministrit, përpara se të kërkojë prej presidentit të firmose dekretin për një çështje kaq madhore siç është zgjerimi i sovranitetit në Jon edhe Egje, duhet më parë që të informohen edhe liderët e partive parlamentare, si dhe të ketë konsultime me presidentin.

Jo zyrtarisht, thuhet se ky vendim i anunçuar prej ministrit në ikje Nikos Kotzias tre ditë më parë, gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit ministror, tek pasuesi i tij, Aleksis Tsipras, ka shqetësuar SHBA, por edhe Turqinë.

Mësohet se pala amerikane ka kërkuar anulimin e këtij vendimi, ndërsa më herët ministri i jashtëm turk Mevlit Çaushoglu, deklaroi se çdo veprim i Athinës për zgjerim të vijës së saj bregdetare, në Jon ose Egje, do të përbëjë për të, “Casus Belli” (shkak për luftë).

Lidhur me këtë çështje, nuk ka patur asnjë reagim nga pala shqiptare, e cila tre ditë më parë kishte pohuar se zgjerimi i vijës bregdetare mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e drejtë e të dy vendeve, dhe se ajo mund të shtrihej në zonat ku kjo do të ishte e mundur. /TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME