Categories Lajme

Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Euro bie sërish, fuqizohet Dollari

Monedha europiane Euro duket se nuk po gjen stabilitet as gjatë kësaj fundjave, duke pësuar sërish rënie me 0.28% në krahasim me monedhën tonë vendase. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, java u mbyll me një tjetër ulje të Euros.

1 Euro është këmbyer me 124.65 lek. Por përkundër rënies së monedhës europiane, po ndodh forcimi i Dollarit amerikan. Monedha amerikane ka fituar terren në krahasim me disa javë më pare, me një rritje prej 0.60%. Kështu 1 Dollar amerikan është këmbyer me 109.97 lek, shkruan abcnews.

Nuk dihet se edhe për sa kohë do të vazhdojë pikiata e Euros, por ekspertët parashikojnë se monedha europiane do të vazhdojë të jetë e brishtë përballë Lekut dhe monedhave të tjera, për sa kohë tregu valutor do ketë në qarkullim Euro me tepricë, ndërsa prejardhja e një sasie të saj mbetet jashtë kontrollit.

Nuk dihet nëse Banka e Shqipërisë do bëjë një ndërhyrje të ngjashme me atë fundqershorit të këtij viti, për të stabilizuar Euron që kishte arritur në vlerën më të ulët 124.17 lekë. Kjo rënie e re e fillimnëntorit në 124.65 lekë është pranë të njëjtës pikë kritike të 4 muajve më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME