Categories Lajme

Çfarë tha Tafani që ngriti në këmbë shtetin? Klodiana Lala: Dikush spiunoi prokuroren e SPAK

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi më shumë informacione mbi arsyet e marrjes në mbrojtje të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelli.

Lala u shpreh se arsyeja pse shteti u “ngrit në këmbë”, ishin deklaratat e ushtarit të Laert Haxhiut, Marjus Tafani, se dikush afër prokurores po i jepte informacion grupit kriminal mbi jetën e saj.

Gazetarja deklaron se banda e Haxhiut kishte marrë informacion mbi vendbanimin e prokurores, madje ajo ishte ndjekur dhe ishte fotografuar në marketet ku kryente pazar, apo ku nxirrte fëmijët për argëtim.

“Çfarë tha i penduari Marjus Tafani që e ngriti kaq shumë në këmbë institucionet shqiptare. Ai tha se dikush pranë prokurores Doloreza Musabelliu po jepte informacion. Të dhënat ishin të natyrës se në çfarë shkolle i dërgonte fëmijët, ku ajo banonte, ku e kishte zonën bashkëshorti i saj avokat, cilat vende frekuentonte, ku nxirrte fëmijët për të pushuar apo lëvizur me biçikletë, cilat markete frekuentonte. Madje ka patur foto ku prokurorja Musabelliu është fotografuar duke bërë pazar në market.

Ju pyesni që a mund të hetojnë prokurorët kur janë nën presion. A e dini kur nisi revanshi ndaj krimit të organizuar në Itali, kur u vra Falcone dhe Borselino. Uroj të mos të ndodhë asgjë ndaj zyrtarëve të drejtësisë, por pika e vlimit është tani. Është momenti kur prokuroria e Posaçme po bën goditje ndaj peshqve të mëdhenj të politikës”, tha Lala në Euronews Albania.

Kujtojmë se KLP caktoi ditën e djeshme urdhër-mbrojtje për prokuroren Doloreza Musabelli dhe ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, dy shënjestrat e grupit të Laert Haxhiut.

Ka qenë i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut, ai i cili ka rrëfyer planet e grupit për eliminimin e 2 prokurorëve dhe një avokati.

Selimi është prokurorja e cila hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për përfshirjen në masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, dhe u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli moskompetencën duke e çuar dosjen në SPAK, ku dy miqtë e ngushtë të Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili u dënuan me burgim të përjetshëm.

Prokurorja e Lushnjës në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Më pas dosja i kaloi prokurores Doloreza Musabelli, çka u bë që ajo të ishte objektiv i Haxhiut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME