Categories Lajme

“Çfarë thonë njerëzit për mua?”, pilotit grek i kthehet bota kundër

“Çfarë thonë ata për mua?” pyet policët Babis Anagnostopulos, i cili vrau Carolinen 20-vjeçare në Glyka Nera, ndërsa dërgonte mesazhe pendimi përmes avokatit të tij për ngjarjen që prej më shumë se një muaji është kthyer në kryefjalë.

Mediat greke shkruajnë se ai është i njëjti njeri i cili, kur dyshimet filluan të ngriheshin kundër tij, tha në mënyrë agresive, “Njerëzit thonë gjërat e tyre. Unë kam për të rritur një fëmijë. Çfarë mund të bëj, të filloj procese gjyqësore?”.

Sidoqoftë, ai u interesua edhe për shëndetin e fëmijës së tij, ndërsa heshti kur pyetet se çfarë do të ndodhë kur Lydia e vogël do të zbulojë se çfarë ka ndodhur. “Nuk kam asgjë për të thënë“, tha ai i shkatërruar. “Kam pasur makthe dhe jam penduar gjatë gjithë kësaj kohe” shtoi ai.

Dyfytyrësia e tij vazhdon. Në fillim ai krijoi idenë e dhembshurisë, kur po luante teatër dhe po fliste për grabitje pas vrasjes, me agresorët të pamëshirshëm, të cilët tha se ishin edhe të huaj, madje duke akuzuar se njëri ishte shqiptar.

Dhe tani, ai kërkon që fëmija i tij të rritet me të dy familjet dhe se do të dëshironte që të kthehej në kohë. “Nëse ai po thotë të vërtetën apo po ndërton një linjë mbrojtëse me ndihmën e avokatit të tij në funksion shpëtimit nga dënimi përjetë kjo mbetet për t’u parë nga vendimi final i gjykatës” shkruan “In.gr”.

Ndërkohë që “ERT” ka zbuluar pjesë nga dosja si “u thye” piloti dhe rrëfeu pas rreth 8 orësh në pyetje të vërtetën. “Duke kuptuar se gjithçka kishte mbaruar, ai u tha oficerëve “më sillni të nënshkruaj dëshminë time”, të cilin e firmosi saktësisht në 21:05” mbyllet artikulli, bazuar te raporti i autoriteteve greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME