Categories Lajme

Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë: Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, autori hyri i maskuar në lokal dhe…!

Të  tjera detaje janë zbuluar për vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa. Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë, ndërsa 49-vjeçari pas plagëve të marra humbi jetën rrugës për tek Trauma.

Bëhet me dije se grupi hetimor ka siguruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe personat që ndodheshin në lokal momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Autori ka qenë një person i maskuar dhe ka lëvizur me këmbë deri në momentin që është futur në lokal dhe ka qëlluar më 9 plumba Edmond Papa. Në pyetje janë marrë edhe personat që kanë qenë në lokal.

Autori është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin që ka ikur me vrap. Në fund të rrugës Fadil Bodinaku është pritur nga një automjet ku edhe më pas është larguar. Grupi hetimor i ka siguruar pamjet ku tregohet itenerari i lëvizjeve të autorit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME