Categories Lajme

Dërgoi një video, pas 26 vitesh i riu gjerman gjen babain shqiptar: Kam motra e vëllezër, do vij në Shqipëri

Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ shtetasi gjerman Adrian Tahiri gjen babain e tij shqiptar të Kosovës pas 26 vitesh. Në një lidhje direkte nga Gjermania i riu, që u rrit me nënën gjermane rrëfen emocionet e takimit për herë të parë me babain Bajram Tahirin, mbiemrin e të cilit mban ende edhe sot. Ai i drejtohet me një përshëndetje në shqip të gjithë teleshikuesve, si për të thënë se ka gjak shqiptar, ndërsa flet edhe për detaje të këtij takimi.

Përshëndetje Tirana! Takimi i parë me babain tim, pas kaq shumë viteve, ishte shumë emocionues. U ndjeva i prekur, por i kënaqur që e takova, falë emisionit tuaj. Pas këtij takimi sikur kam ndryshuar pak, pasi kam qenë më i mbyllur si njeri. Kam komunikuar edhe me gjyshërit e mi në Kosovë, kam vëllezër dhe motra si nga babai dhe nga ana e nënës, pasi secili ka krijuar jetën e tyre.

Kam plan që të vij sa më shpejt këtu në Shqipëri e të takohem me ata, për Krishtlindje. Nga ana e babait, unë kam dy motra që jetojnë në Kosovë dhe dy vëllezër që i kam këtu në Gjermani, por edhe nga ana e nënës jemi tre fëmijë. Kam folur dhe me kushërinjtë, me xhaxhallarët në Gjermani. Nëna ime e di, sepse ne u takuam të tre. Ju falenderoj shumë ju si staf, emisionin!

’Pa Gjurmë’ shfaqi ekskluzivisht fotot e takimit pas 26 vitesh të babë e bir, që duket se tani që e kanë gjetur njëri-tjetrin janë bërë pjesë e një familje edhe më të madhe. I riu iu drejtua me anë të një video emisionit ‘Pa Gjurmë’ pak ditë më parë. Emigranti shqiptar Rraqi Zyfi, një ndjekës i rregullt i programit, shok me të riun i kishte sugjeruar t’i drejtohej emisionit ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar origjinën e tij shqiptare. Ai është rritur nga nëna edhe ajo një shtetase gjermane, ndësa ruante si kujtim të vetmet foto me të atin, ku ky i fundit e mban në krah pak para se ta braktiste, në vitin 1996.

Adriani kishte kërkuar gjithnjë ta njihte, por nuk kishte mundur të binte asnjëherë në kontakt me të. Si për ironi të fatit, të dy kishin jetuar shumë pranë njëri-tjetrit por nuk ishin përballur kurrë. Kjo histori preku zemrat e mjaft shqiptarëve kudo nëpër botë, kur dhjetra mesazhe mbërritën në adresë të emisionit, në Report TV emigrantë të cilët jo vetëm kërkonin t’i vinin në ndihmë 26-vjeçarit për të gjetur babanë, por edhe duke dhënë informacion për të rënë në gjurmët e 46-vjeçarit që kërkohej nga i biri. Kështu arritëm që pas shumë përpjekjesh t’i bashkonim të dy për të përcjellë njëhkohësisht jo vetëm emocione por edhe mesazhe të forta njerëzore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME