10 vite burg kane dhene Krimet e Renda per Sudezin Rickard Sebastian Vall, i arrestuar ne gusht te 2018 me 19 pistoleta ne Muriqan.
I riu edhe pse kerkoi lirim dhe kthim ne vendlindje per tu rehabilituar, kerkesa nuk ju pranua nga trupa gjykuese.
Armet i kishte blere ne Kosove dhe tranzit nga Shqiperia do ti kalonte ne Gjermani, ku ishte bere porosia. I hipur ne autobusin e linjes si pasagjer, ai nuk arriti te kryente misionin pasi policia gjate kontrollit ne vijen e dyte konstatoi arme.
Megjithese deklaroi se i ka blere ne Kosove i riu nuk kishte asnje dokument qe ta provonte. Perpara trupes gjykuese nuk dha detaje te tjera por tha se e ka bere per para. ShkodraNews/
