Categories Sport

Champions League/ Nuk ka fitues në Madrid, finalisti përcaktohet në Londër

Reali i Madridit dhe Chelsea lanë gjithçka të hapur sa i përket finales së Ligës së Kampionëve, pasi përballja e parë gjysmëfinale në stadiumin “Alfredo Di Stefano” u mbyll në barazim 1-1.

Londinezët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe pas një pritjeje fantastike të Courtois ndaj Werner, ishte amerikani Pulisic që bëri gjithçka mirë e shënoi golinne avantazhit për skuadrën e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel.

Ky gol zgjoi Realin, që fillimisht tronditi shtyllën pingule me një gjuajtje nga distanca të Benzema dhe më pas ishte sërish sulmuesi francez që shënoi golin e barazimit, pas një veprimi mjaft të shpejtë në zonë. Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi barazimin 1-1, duke bërë që finalistja të vendoset në sfidën e kthimit në Londër, me anglezët që kanë në avantazh vetëm golin në fushën kundërshtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME