Categories Sport

Champions League/ Spektakël dhe dramë, Real Madrid zbret nga froni Çelsin

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke eliminuar Çelsin, edhe pse është mundur 3-2 në shtëpi pas kohëve shtesë. Vendimtar ka qenë një gol i të zakonshmit Benzema, i cili vulosi kualifikimin dhe largoi nga turneu fituesit në fuqi.

Pritej një ndeshje spektakolare por pjesa e parë la disi për të dëshiruar, edhe pse anglezët gjetën golin e avanatzhit me anë të Maunt. Skuadrat krijuan pak mundësi shënimi dhe shkuan në pushimin e sfidës me këtë avantazh minimal të miqve.

Por e dyta nisi me një gol të shpejtë të Rudiger, i cili barazpeshoi kualifikimin pas asaj humbje 1-3 në shtëpi ndaj madrilenëve. Çelsi vazhdoi të sulmonte dhe gjeti golin e tretë me anë të Markos Alonso, por pa t’i anulohej me VAR për një prekje me dorë të mbrojtësit. Megjithatë, në minutën e 75-të ishte momenti kur në Madrid pllakosi heshtja, pasi Timo Verner shënoi golin e 3-0.

Për fatin e mirë të Realit, Ançeloti gjeti zëvendësimin e duhur dhe hodhi në fushë Rodrigon, të cilit iu deshën vetëm 2 minuta për të shënuar golin e 1-3 që siguroi të paktën shtesat për ekipin madrilen, pavarësisht sulmeve të minutave të fundit nga londinezët të cilët e kishin kuptuar se kjo ishte një natë “jo” për vendasit e mund të përfitonin për të mbyllur gjithçka.

Por me fillimin e kohëve shtesë, goditi ai i cili kishte qëndruar në heshtje thuajse gjatë gjithë takimit përtej një traverse në minutën e 66-të, Karim Benzema. Ai përfitoi nga harkimi i Vinicius dhe me kokë mposhti Mendi, duke shkurtuar shifrat në 2-3, aq sa mjaftonin për kualifikimin. Kjo bëri që më pas Reali të mendonte për të administruar më mirë lojën duke mos lënë hapësira për miqtë deri në vërshëllimën përfundimtare që dekretoi kualifikimin e skuadrës së Karlo Ançelotit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME