Categories Sport

Champions League/ Villarreal ëndërron për 45 minuta, Liverpuli përmbys gjithçka dhe shkon në finale

Përfundon në gjysmëfinale përralla e Villarrealit në këtë edicion të Champions League. Skuadra e Emery zhvillon një pjesë të parë spektakolare dhe bën me zemër Liverpulin, pasi arrin të shënojë dy herë në portën e anglezëve, duke baraspeshuar deri në atë moment rezultatin e përgjithshëm të takimeve në 2-2, pasi kishte humbur takimin e parë në “Anfield” 2-0.

Por, skuadra e Jurgen Klop zgjohet në pjesën e dytë dhe përmbys gjithçka, duke fituar 3-2 në “Estadio de la Ceramica” dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Liverpuli siguron një vend në finalen e madhe të Champions League, ndërsa Villarreali largohet me kokën lart nga ky turne. Pasi eliminoi më parë Juventusin dhe Bayernit, për 45 minuta spanjollët iu afruan mrekullisë, por më pas u dorëzuan përballë forcës dhe klasit të skuadrës së Klopp.

Villarreali zhvillon një pjesë të parë perfekte dhe arrin të rikuperojë disavantazhin e dy golave të pësuar në ndeshjen e parë në “Anfield” kundër Liverpulit. Skuadra e Emery nis vrullshëm lojën dhe kalon që në minutën e 3-të në avantazh me Dia, që shfrytëzon si duhet një asist të Capoue.

Anglezët mundohen të reagojnë, por nuk shfaqen asnjëherë rrezikshëm në portën e vendasve. Villarreali pretendon një penallti për një faull në zonë të Alisson në dëm të Lo Celso por për gjyqtarin nuk ka 11-metërsh. Pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë spanjollët shënojnë edhe golin e dytë, kësaj radhe me Coquelin, që dërgon me kokë në rrjetë një top të dhënë nga Capoue.

Klopp hedh në fushë Luis Diaz dhe sulmi i anglezëve funksionon më mirë në pjesën e dytë. Liverpuli ka një tjetër qasje dhe i afrohet golit me Alexander Arnold, por topi ndalet në traversë. Miqtë dominojnë dhe gjejnë rrugën e rrjetës me Fabinho (62′). Pak minuta më vonë Luis Diaz (67′) barazon shifrat dhe tashmë është mbyllur çështja kualifikim.

Villarreali është shuar dhe tashmë Liverpool është zot i fushës. Mane (74′) përfiton nga një gabim i portierit Rulli dhe përmbys gjithçka, duke shënuar edhe golin e tretë për “të kuqtë”. Duket se goli i ka prerë spanjollët, që nuk arrijnë dot të futen më në lojë.

Mbyllet 3-2 për Liverpulin, një sfidë me dy tablo. Vendasit dominojnë pjesën e parë, por miqtë zgjohen në të dytën dhe me meritë shkojnë në finalen e madhe të këtij sezoni të Champions League.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME