Categories Showbiz

Chanel frymëzohet nga Hollywoodi, prezantohet në Paris koleksioni veror i brandit luksoz

Shtëpia e modës franceze “Chanel” ka prezantuar në një shfaqje klasike, koleksionin pranverë-vërë 2020. “Chanel” është ndër të paktat brende luksoze që ka zhvilluar sfilatën tradicionale, teksa pjesa më e madhe e eventeve të modës kanë qenë dixhitale.

Java e modës në Paris ka vijuar me prezantimin e koleksionit pranverë-verë të markës francezë Chanel. Dekori i shfaqjes ishte frymëzuar nga klasi i Hollivudit. Modelet sfiluan përpara shkronjave gjigande “Chanel”, të zhvendosura nga kodrat e Los Anxhelos në brendësi të sallës së ekspozitës “Grand Palais” të Parisit.

Shtëpitë e modës po i rikthehen shfaqjeve tradicionale, pas anulimit të tyre gjatë muajve të verës, për shkak të pandemisë. Vetëm brendet luksoze po bëjnë prezantime me audiencë, sepse pjesa më e madhe e markave kanë bërë prezantime dixhitale. Koleksioni i “Chanel” u frymëzua nga moda e viteve ‘50 në Hollyëood, por me një një ndërthurje me sharmin francez. Përpara sfilatës u shfaq një film i shkurtër dedikuar aktoreve Jeanne Moreau dhe Romy Schneider të cilat tërhoqën vëmendjen e regjisorëve amerikanë, duke interpretuar në klasikët francezë në atë kohë. Në sfilatë spikatën fustane mbrëmjeje me dekolte të hapur, kryesisht në ngjyra bardh e zi, xhaketa me xhufkë, kombinuar me pantallona të shkurtra të mëndafshta.

Në radhën e parë, ra në sy prezenca e të ftuarëve vip, mes tyre këngëtarja dhe aktorja Vanessa Paradis, së bashku me vajzën e saj Lily-Rose Depp. Ndërsa një pjesë e madhe e klientëve nga e gjithë bota munguan për shkak të kufizimeve të udhëtimit të lidhura me pandeminë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME