Categories Sport

Chelsea fiton pastër ndaj Watfordit dhe rimerr vendin e katërt

Pas vetëm pak orësh në vendin e pestë, Chelsea mposhti Watfordin me rezultatin e pastër 3-0 dhe u rikthye sërish në vendin e katërt, duke parakaluar Manchester United. Vetëm pak ditë pas humbjes ndaj West Hamit, djemtë e Lampard reaguan në mënyrë mjaft të mirë, duke zhvilluar një ndeshje perfekte në “Stamford Bridge” dhe duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28′ nga sulmuesi francez Olivier Giroud, i cili shfrytëzoi maksimalisht një pasim të Barkley, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë braziliani Willian dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë. Pjesa e dytë ishte gjithashtu e dominuar nga “blutë e Londrës”, të cilët në minutat shtesë gjetën edhe golin e tretë me anë të mesfushorit anglez Barkley, ndërsa me tre pikët e sotme u ngjitën në kuotën e 57 pikëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME