Categories Sport

Chelsea mposht Manchester City-n, Liverpool matematikisht kampioni i ri i Anglisë

Liverpooli është matematikisht kampioni i ri i Anglisë. “Dhuratën” e fundit ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp ia bëri Chelsea me fitoren 2-1 ndaj Manchester City-t në Londër.

Në “Stamford Bridge” mjaftonte që Citizens të mos fitonin për të kurorëzuar “The Reds”, por skuadra e Frank Lampard, e angazhuar maksimalisht për të marrë tri pikët në funksion të sigurimit të pjesëmarrjes në Champions, siguroi një triumf shumë të rëndësishëm, që zyrtarizoi pas 30 vitesh “mbret” të Premier League-s Liverpoolin, që shtatë javë para fundit kryeson me 23 pikë më shumë se Manchester City.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 36-të me Pulisicin, që përfitoi nga gabimi i mbrojtjes që në vijën e mesfushës dhe pasi vrapoi për rreth 50 metra mposhti edhe portierin Ederson.

Kevin De Bruyne barazoi rezultatin në minutën e 55-të me një goditje të lirë spektakolare, por blutë kthyen epërsinë në minutën e 78-të, pas një 11-metërshi (Fernandihno largoi me dorë topin në vijën fatale dhe u ndëshkua me karton të kuq) të shndërruar në gol nga Willian. Chelsea me këtë sukses rikthen doferencën prej 5 pikësh me Manchester United që i kërcënon vendin e katërt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME