Categories Kulture

Çiftelinë nuk e sollën osmanët !

Shkruan: Fahri XHARRA

Duke lundruar nëpër Bibliotekën e pafund elektronike të Besir Bajramit, më zuri syrin një kapitull i veçantë i quajtur “Çiftelinë nuk e sollën osmanët ! “ . Një literaturë e mbledhur me kujdes së cilës duhet kushtuar vëmendje më të madhe për ta trajtuar më shumë nga etnologët , muzikologët , arkeologët dhe historianët shqiptar .

Së pari pak histori të përgjithshme e cila duhet ta “vërshon “ botën me të vërtetën e saj . Jemi në Atikë: “ E tërë fshatarësia e rrethit të Atikes si dhe pjesa lindore e Boetisë ( nga aty janë “të gjitha gratë” , “ Tanagra” ) dhe një e pesta e e banorëve të vet Athinës janë shqiptar. “ Përsëri , Robert Gordon Latham shkruan- e tërë Greqia , edhe Morea aty, ishin Skipetar; kjo para ardhjes së helenëve .

Ai , gjithashtu shkruan me admirim për praninë e Shqiptarëve në Atika dhe në Moré si dhe në ujdhesat e Hydres dhe Specias. Atij i dukej shumë mbresëlënës udhëtimi në qarkun Plaka të metropolit grek. Në këtë vështrim , në një rast ai shkruante : ‘ E kalova një ditë të bukur afër dyerve të Adrianit , Perandorin Romak, ballë pë ballë me Plakën (opposite to Plaka ) aty i pashë një grup fëmijshë të cilë e kish bërë një top nga leckat dhe loznin futboll ( topkëmbe ) dhe flitnin e lazdroheshin shqip .(http://www.lcpj.pro/skedaret/1355264873-Revista%20LCPJ_3_2_28.pdf. ) Sa i përket instrumentit të popullarizuar shqiptar , çiftelisë ; ai nuk i soll nga osmanët , por ishte këtu që nga lashtësia (The stele “man with a dog”, Attica. DODWELL, Edward. A classical and topographical tour through Greece, during the years 1801, 1805, and 1806, Rodwell and Martin, 1819. )

Në Turqi quhet Bagallama , një instrument me tela i cili është i përhapur nga kulturat e ndryshme të Mesdheut dhe Lindjes së Afërme . Shpesh i thuhet edhe SAZ (nga persishtja ساز‎, ) , një instrument me “qafë” të gjatë e me shumë tela. Instrumentet e tilla të ngjashme me “ Bagllamen turke “ ( sot ) ose me sharkinë tonë ( po ashtu ,sot ) janë gjetur në gropimet arkeologjike në varrezat sumere dhe hitite të Anadollit (Baglama Origin, by Erol Parlake )

Por mbetet shumë për t`u bërë në zbulimin e të vërtetës sonë të humbur , të mohuar dhe të përvetësuar . Në çifteli këndonte edhe Bizanti. Kemi prova . Por, prapë një pyetje, Ku jemi ?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME