Categories Showbiz

“Çiftet shqiptare pësuan goditjen më të madhe..”/ Aktori Neritan Liçaj interpreton rolin e diktatorit Enver Hoxha në filmin ‘Gjirokastra’

Një shfaqje teatrale do të ngjitet në skenën e Teatrit ArTurbina më 7 Shkurt. “Galaksia” quhet shfaqja në qendër të së cilës qëndron një piktore e jashtëzakonshme, Galaksia.

Për të folur për këtë shfaqje i ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte aktori Neritan Liçaj.

Ai ka folur për këtë shfaqje të veçantë, por edhe për një tjetër rol që do të luajë në filmin “Gjirokastra”, pikërisht rolin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës.

Ka romancë dhe dramë, pasi filmi trajton temën e ashpërsisë me të cilën diktatura goditi familjet e krijuara mes martesave ruso-shqiptare. Prej 40 ditësh, qyteti i gurtë u kthye në sheshxhirim, ku artisti i famshëm rus, Juri Arabov, bashkautor me shkrimtarin Ismail Kadare, realizuan skenarin që mban emrin e qytetit të tij lindjes.

Neritan Liçaj: Unë e mbaj mend shumë mirë, kur diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë.

Kam përshtypjen që ndjesitë janë shumë të forta dhe për këtë jam i përgatitur. Në fakt ne na është ndaluar nga produksioni dhe me të drejtë, për t’u shprehur për këtë figurë sepse ndonjëherë media nga dëshira e lajmit ndonjëherë krijojnë keqkuptime. Nuk është një film për diktatorin Hoxha, jo është një histori njerëzore.

Ata që janë të rritur në moshë e mbajnë mend shumë mirë që ka pasur shumë çifte shqiptaro ish-kampi socialist, të cilët në një moment kur u prishën me rusët, ata pësuan goditjen më të madhe, që në fund fare ishin jetë njerëzore të pafajshme dhe u masakruan. Pra merret me fatet njerëzore.

Ngjarjet e filmit lidhen me vuajtjet që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse, pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

Filmi artistik shqiptaro–rus vjen nga bashkëpunimi i producentëve Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia. Në qendër të historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet me një nga vajzat ruse, që Kadareja në mënyrë simbolike i ka emërtuar “Sorkadhet e trembura. /Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME