Categories Lajme

Paqe në Lindjen e Mesme? Be-ja reagon mbi planin e presidentit Trump

Bashkimi Evropian ka reaguar mbi planin e paqes të propozuar nga presidenti Trump ditën e djeshme. BE-ja e përshëndeti si plani dhe ripohoi sot angazhimin e saj të fortë në favor të një zgjidhjeje të negociuar dhe të zbatueshme me dy shtete.

“BE do të studiojë dhe vlerësojë propozimet e paraqitura, por do ta bëjë këtë në bazë të asaj që është shprehur tashmë”, tha ministri i  Jashtëm i  BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë në emër të 28 vendeve anëtare, duke bërë thirrje për riorganizimin e menjëhershëm të përpjekjeve të nevojshme drejt kësaj zgjidhjeje të negociuar.

Plani i  presidentit amerikan për Lindjen e Mesme parashikon Jerusalemin Lindor si  kryeqytet palestinez dhe hapjen e ambasadës amerikane atje.

Sipas Trump plani është shumë i  mirë për të dyja palët.

“Është shumë e arsyeshme që duhet të bëj shumë për palestinezët…, përndryshe nuk do të ishte e drejtë”, tha ai.

Trump thotë se Jerusalemi do të mbetet “kryeqyteti i  pandarë” i  Izraelit sipas planit të tij të Lindjes së Mesme.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se plani i  tij i  Lindjes së Mesme për të çuar palestinezët drejt shtetësisë do të përfshinte stimuj ekonomikë siç janë dyfishimi i  rritjes ekonomike dhe ulja e papunësisë.

Presidenti Trump u ka bërë thirrje kombeve me shumicë myslimane që të mbështesin planin e tij për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

“Ka ardhur koha që bota myslimane të rregullojë gabimin e bërë në vitin 1948. Amerika është e gatshme të punojë me të gjitha palët”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME