Categories Lajme

Ekspertët: Koronavirusi arrin kulmin brenda një jave

Epidemia e pneumonisë virale që tashmë ka shkaktuar 132 viktima në Kinë, mund të arrijë kulmin brenda një jave ose 10 ditësh, deklaroi Zhong Nanshan, një nga specialistët më të mirë kinezë të sëmundjeve respiratore.

Bilanci zyrtar tregon për 132 viktima, të gjithë në Kinë dhe për më shumë se 4 500 të infektuar, në pjesën më të madhe rreth Wuhan-it.

“Është e vështirë të parashikosh me saktësi se në cilin çast do të arrihet kulmi, por ky mund të arrihet afërsisht brenda një jave ose 10 ditësh”, tha shkencëtari.

Zhong është i njohur për ndihmën e tij në frenimin e epidemisë SARS në vitet 2002-2003, e cila shkaktoi vdekjen e 774 personave në mbarë botën, nga të cilët 648 në Kinë, përfshirë Hong Kongun.

Sipas tij, norma e vdekshmërisë së pneumonisë aktuale duhet të vazhdojë rënien, falë përpjekjeve të personelit mjekësor dhe pavarësisht mungesës, tani për tani, të vaksinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME