Çaglar Ertugrul është aktori që mori famën e tij më të madhe në telenovelën ‘Afili Ask’. Ai ka qenë në një lidhje dashurore prej 3 vjetësh me Kayla Manukyan. Së fundmi, ato janë ndàrë, dhe bëhet e ditur se shkak i kësaj ndàrjeje është vetë aktorja Meryem Uzerli. Dashuria që kishte lindur mes Meryem Uzerli dhe Çaglar Ertugrul ra si një lajm bòmbë për përditshmërinë e lajmeve.
Sipas deklaratës së babait të saj turk; Merjemi 36 vjeçare është tërhequr shumë nga aktori i pashëm. Gjithashtu, në deklarate thuhet se dyshja e ka filluar shoqërimin me njëri tjetrin dhe daljet e tyre, si një miqësi shumë e mirë, e cila filloi të zhvillohej më tepër me kalimin e kohës.
Për më detaje, tregohet se isha e dashura e Ertugrul, Kayla Manukyan, ka parë vetë në mënyrë rastësore bisedat që ai po shkëmbente me Meryem Uzerli. Niveli në të cilën kishte shkuar biseda mes të dyve, bëri që Kayla të merrte menjëherë vendimin për t’u ndàrë nga i dashuri saj. Kujtojmë që Kayla Manukyan ka qenë asistente në përzgjedhjen dhe realizimin e veshjeve në seriliani ‘Zonja Fazilet dhe të bijat’.

\

