Categories Kuriozitete

Çifti martohet “live” në Facebook

Daphne Houjon, 25 vjeçe dhe partneri i saj Chris, 35 vjeç, kishin vendosur paraprakisht që dasmën e tyre ta realizonin në një ambient të hapur në natyrë, në Florida. Por SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë, dhe ata nuk mundën që ta realizonin sipas dëshirave të tyre.

Megjithatë ata vendosën që ceremoninë te realizonin “Live në Facebook” dhe të pranishëm ishin 250 miqtë e tyre. “Ne thjesht donim të martoheshim me çdo mënyrë, dhe thamë pse jo, një mundësi e mirë do të ishte Live në Facebook. Ishte një moment shumë i veçantë. Për të ruajtur traditën ne u veshëm në dhoma të ndryshme”, tha Daphne.

Çifti gjeti dhe momentin e duhur për të realizuar dasmën sepse disa ditë ditë para se ato të kurorëzonin dashurinë e tyre, SHBA shpalli bllokimin kombëtar. “U martuam disa ditë para se të njoftohej bllokimi, por gjithsesi kishte kufizime të udhëtimit dhe shumë persona ishin konfuzë për të lëvizur kudo. Ne ishim mjaft me fat, sepse gjithçka filloi të mbyllet me të vërtetë pas dasmës tonë”, u shpreh Daphne.

Sakaq, shkruan Top Channel, Chris kishte planifikuar që ceremoninë ta zhvillonin në një ambient të hapur, me shumë të ftuar. Ndërkohë për muaj mjalti kishin vendosur për të vizituar Bahamas-in dhe Meksikën. Udhëtim ky që janë detyruar për ta shtyrë në shtator. “Planifikimi i dasmës ishte bërë, por gjendja e krijuar më vendosi në një gjendje stresuese, kaotike. Kështu që është më mirë ta harrojmë atë dhe të përqendrohemi tek njëri-tjetri”, tha Chris.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME