Categories Lajme

Çifti Pasho dërgohet në banesën e fundit, djali merr pjesë në funeral

Janë përcjellë për në banesën e fundit trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos, çifti nga Vlora, të cilët u gjetën të copëuar në valixhe.

Djali i tyre Taulant Pasho mori pjesë në ceremoni që u mbajt në Castelfiorentino (Firence)

Sipas mediave italiane, djali 33-vjeçar i dy bashkëshortëve shqiptarë është ndër të dyshuarit për ngjarjen ku humben jeten prindërit e tij. Burri u shoqërua në varreza nga policia e burgut që e lejoi atë të merrte pjesë në varrim e prindërve.

Ceremonia u zhvillua gjatë një ore me arkivolet e mbërritura nga morgu i Careggi dhe morën pjesë rreth 80 persona, përfshirë të afërm dhe miq, pothuajse të gjithë me origjinë shqiptare si viktimat, dhe shumë prej të cilëve jetonin në zonën Empoles.

Taulant Pasho, i pranishëm atje i shoqëruar nga oficerë të policisë së burgjeve me rroba civile u lejua të qëndronte për disa dhjetëra sekonda para varrimit dhe të përqafonte disa nga të pranishmit që erdhën ta takonin.

Shpëtimi dhe Teuta Pasho, të moshës 61 dhe 59 vjeç, humben gjurmet në 2015 nga Firence. Trupat e tyre u gjetën pas vitesh të fshehura në disa valixhe. Ish e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, një 36-vjeçare shqiptare aktualisht e burgosur në burgun Sollicciano, u arrestua si e dyshuara kryesore.

Vëllai i vogël i gruas, Denis Kalesha, është gjithashtu nën hetim, si dhe vetë Taulant Pasho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME