Categories Lajme

Cifti Pasho nga Vlora, shqiptarja u shkruan letër mediave në Itali: Na vlerësoni për djersën e lodhjen

“Mos e gjykoni vendin tonë”. Është ky apeli që bën shkrimtarja shqiptare Denata Ndreca në letrën e saj të publikuar në gazetën prestigjioze “Corriere Della Sera”. Ky shkrim vjen si një lloj peticioni dhe thirrje për të pavërtetat e shkruara së fundmi për popullin shqiptar, duke u nisur nga rasti i çiftit të bashkëshortëve trupat e të cilëve u gjetën në katër valixhe.

Bëhet fjalë për çiftin Pasho dhe ngjarja e rëndë është zbuluar në Firence ku edhe Denata jeton prej vitesh. Disa nga mediat italiane kanë abuzuar me shkrimet e tyre duke e cilësuar këtë ngjarje si pjesë të kulturës dhe traditave shqiptare.

Ndaj për këtë arsye Denata i ka drejtuar një letër kryetarit të bashkisë Nardela. Prej vitesh Denata është e angazhuar me çështjet e të drejtave të njeriut dhe po ashtu bashkëpunon me gazeta të ndryshme në Itali.  Në një lidhje skype për “Ëake Up”, Denata tregoi shqetësimin e madh që i kanë krijuar komunitetit shqiptar në Itali këto lajme.

“Është një damkë për komunitetin tonë. Problemet e komunitetit tonë nuk mbarojnë kurrë, siç nuk mbarojnë problemet e njerëzit. Por kur i shtohen edhe gjëra të tjera, situata rëndohet. Të hidhet çdo gjë poshtë për komunitetin shqiptar nuk është e drejtë”, theksoi ndër të tjerat ajo.

Letra e Denata Ndrecës:

Nuk është hera e parë që flitet për popullin shqiptar, por kur e shkruan media është e pa pranueshme. Jemi të varfër, por me tradita dhe kulturë të pasur. Këto fjalë nuk i kanë pëlqyer komunitetit tonë. Është bërë një sinjalizim të gjitha gazetave të Toscanas që të mos flasin pa baza dhe të mos cënojnë të tjerët.

Nuk mund të lidhin “besën” me “mafian shqiptare”. Para se të flasësh për një vend duhet të informohesh mirë. Unë respektoj vendin ku linda si edhe vendin ku po jetoj. Firenze është një qytet i mrekullueshëm, por i vështirë kohët e fundit. Komuniteti shqiptar njihet jo vetëm për drogën e krimin, por edhe për shumë njohuri, djersë e lodhje. Për këtë gjë mendoj se krimi i valixheve nuk duhet lidhur me traditën shqiptare. Kur flitet për një komb fjalët duhen matur mirë. “Besa” për shqiptarë është një fjalë e vjeter sa malet tona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME